Pas mbarimit të mbledhjes së grupit të tij parlamentar, Kryetari i PD Lulzim Basha tha se opozita nuk do të pranojë asnjë lloj presioni për përmbylljen e reformës në drejtësi, duke theksuar se reformës zgjedhore po i mbaron në fakt koha dhe garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Basha tha se opozita është e gatshme të kryejë një reformë gjyqësore cilësore dhe se është e bindur se pa garantimin e zgjedhjeve të lira, BE nuk do t’i hapë kurrë rrugën Shqipërisë për hapjen e negociatave.
“Grupi parlamentar diskutoi mbi draftin e ekspertëve , për arkitekturën dhe vendimmarrjen. Duhet ta bëj të qartë për rata që e kanë kuptuar dhe bëjnë sikur s’e kanë kuptuar se ne qëndrojmë fort mbi propozimin e bërë nga faktori ndërkombëtar për vende të rezervuara. Ne e kemi thënë dhe natyrisht duhet dhe vullneti i palës tjetër. Sa për arkitekturën, arkitektuara që mundëson kapjen politike është përgjegjësi e legjislativit. Nuk mund të ketë pranueshmëri të saj që nuk garanton kapjen politike. Ne s’do pranojmë kurrë shtegun e hapur në institucione që lënë hapur shtegun Shullaz dhe Kokëdhima. Këtë se pranojmë dhe e kemi thënë që prej ditës së parë i kemi thënë, po reformës në drejtësi, jo kapje politike“- tha Basha.
I pyetur nga gazetarët se çmendim ka për kërkesat e ambasadorëve, të cilët shpesh herë kanë kërkuar haptaz përmbylljen e reformës në drejtësi, Basha deklaroi se nuk komenton deklaratat e tyre.
“Deklarata e ambasadorit i komentoni ju gazetarët sepse unë kam gjëra më të rëndësishme se të komentoj ato po një gjë të jeni të sigurtë se BE nuk do ti hapë kurrë dyert për një vend që nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”.