Bankat tregtare në vend po rrisin interesin për të kreditur agrobiznesin si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke mbuluar rreth 50% të punësimit në shkallë vendi dhe afërsisht 1/5 e produktit të brendshëm bruto, ndërkohë që përfiton më pak se 5% të financimit.
Në një takimin të zhvilluar në Tiranë, mes përfaqësuesish te sistemit bankar dhe atyre që operojnë në sistemin e agrobiznesit, u diskutua për mundësitë e risitë që ofrojnë bankat tregtare në vend, për të kredituar agropërpunuesit dhe fermerët në zhvillimin e aktivitetit të tyre.
Gjatë fjalës së tij drejtuesi i Bankës Kombëtare Tregtare Seyhan Pencabligil u shpreh se, “sot bankat po shtojnë interesin për të qënë pranë agrobiznesit dhe se një nga arsyet kryesore të këtij takimi është pikërisht forcimi i marrëdhënieve reciproke si edhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre me projekte të reja.”
Të ftuarit vunë në dukje potencialin e madh gjeografik dhe klimaterik të vendit tonë në zhvillimin e këtij sektori. Ndersa bene prezent grantet e ndryshme që do të aplikohen në vitet e ardhshme nga organizata ndërkombëtare në bashkëpunim me qeverinë Shqiptare, duke theksuar edhe rëndësinë e madhe të bankave në realizmin e këtij proçesi
Takimi ishte një mundësi e mirë për të parashtruar interesat reciproke mes bankave dhe agrobiznesit për tu njohur me mundësitë dhe zhvillimet potenciale, si dhe për të përfituar nga eksperienca e modelet bashkohore te vendeve fqinjë./a.m.