Policia ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda për mallra të tjera” Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, shtetasin e quajtur:
Leksi Gubera, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në lagjen “Ujë i ftohtë” pasi ky shtetas në territorin e doganës, nuk u është bindur grupit të Antikontrabandës Tokësore dhe është larguar me automjetit tip “Benz” me targë AA713KP, në drejtim të lagjes “Ujë i ftohtë” ku ka shkarkuar një pjesë të mallit të ngarkuar, kontrabandë (34 copë tavolina)./a.m.