- Vajzat bëjnë tualet
Nëse një mashkull e ka fytyrën të lidhur dhe me probleme, nuk asnjë shans që t’i mbulojë ato. Ndërsa një mashkull duhet të rrijë tërë kohën me problemet e tij në lëkurë dhe me komplekset që ato i shkaktojnë.
- Vajzave u lejohet të qajnë
Vajzat nuk kanë probleme me shprehjen e emocioneve të tyre dhe mund të qajnë kur të duan dhe si të duan. Ndryshe nga meshkujt, nuk u duhet fare të bëjnëe si të forta dhe të shprehin emocionet kur janë te lumtura apo të dëshpëruara.
- Vajzat mund ta rregullojnë gjatesinë duke veshur taka
Është një tjetër avantazh i takave. E disa prej këtyre takave mund të jenë mbi 10 cm për të kompensuar gjatesinë që nuk ua kanë dhënë gjenet dhe natyra. Ndërsa meshkujt duhet të mësohen ta përballojnë jetën me centimetrat që kanë.
- Vajzat mund të bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë
E kjo në fakt është e provuar edhe shkencërisht. Femrat mund të flasin në telefon, të gatuajnë, të mbajnë sytë te fëmijët dhe të lyejnë buzët me buzëkuq në të njëjtën kohë. Po të ishte për meshkujt, telefoni do të ishte në furrë, fëmijët duke qarë për ushqimin, sepse do ishin duke parë TV me këmbët përpjetë.
- Fëmijët duan vajzat
Zakonisht kur një mashkull përpiqet të bëjë për të qeshur një fëmijë, fëmija ia plas të qarit. Kur shohin një femër, u ndrin fytyra dhe nisin të qeshin e të përkëdhelen. Fëmijët bëjnë dallimin e dashurisë dhe përkujdesjes, ndaj dhe zgjedhin femrat.
- Vajzat kane trupa të bukur
Prej shekujsh artistët kanë pikturuar trupat femërorë. Trupi i femrës ka linja, harqe, forma dhe bukuri. Ndaj dhe nuk është për t’u habitur që disa nga pikturat më të bukura në botë, janë trupa femrash nudo.
- Vajzat kanë rroba të brendëshme të papara
Koleksionet e tyre me rroba të brendëshme janë të mrekullueshme, që i bëjnë të ndjehen më tërheqëse. Edhe pse mund të jetë vetëm një që i sheh, në momentin që i veshin, atyre u rritet vetëbesimi.
- Një vajzë mund të veshe xhinsat e të dashurit
Një vajzë mund të veshë xhinset e të dashurit dhe të duket e mrekullueshme me to, ndërsa një djalë nuk mundet kurrë. E për më tepër që rrobat oversize tani janë edhe në modë.
- Fuqia e vajzave mbetet e vërtetë
Femrat janë ato që kanë fuqinë e vërtetë. Historia ka treguar qe pas çdo mashkulli të pushtetshëm, fshihet një femër e fuqishme.
- Vajzat mund të bëjnë modele flokësh pa fund
Kanë mundësi të jenë të ndryshme përditë. Bishtat, kapëset, krehjet, ngjyrat çdo gjë mund të ndryshojë duke i bërë të bukura e tërheqëse. Ndërsa një mashkull ka frikën e tmerrshme të mos mbetet pa flokë. beautycare
ma.me