Disa nga aktivistët e shoqërisë civile që protestuan kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e liqenit ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së 4 fituesve të konkursit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për skulpturat dekorative që do vendosen në ambientet publike në Tiranë.
Madje, njeri prej tyre, Eljan Tanini u shpall edhe fitues me një nga idetë e tij me të cilën konkuroi në këtë garë të hapur per artistet e rinj. Tanini u shpall fitues me projektin e tij interesant për të ndërtuar një vepër arti në formën e një avioni në lulishten e Fushës së Aviocionit në Laprakë.
Jo vetëm kaq, por gjatë kësaj ceremonie ai dhe aktivistët e tjerë janë parë të bisedojnë e diskutojne normalisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri dhe prezantimin e projekteve fituese. Duket se tashmë, kur mbetet edhe 1 javë nga përurimi i këndit të lojërave, eshte arritur nje paqe mes aktivistëve te shoqerise civile që protestuan për këndin e lojërave dhe kryebashkiakut Veliaj./a.m.