Policia greke ka identifikuar autorët e vrasjes së 26-vjeçarit shqiptar Bledar Terpollari. i cili u vra e më pas iu pre koka në një fshat në Igumenicë.
Nga të dhënat paraprake, identifikimi i tyre është bërë falë dëshmisë së bariut shqiptar, i cili u arrestua dy ditë më parë. 28-vjeçari pohoi para grupit hetimor se tre shqiptarë e detyruan që ai të tregonte se ku rrinte Terpollari.
Bariu dëshmoi në polici se: “E kane vrare tre shqiptarë. Më kanë kërcënuar me armë që t’u tregoj stanin ku qëndronte Bledari. Kam qenë dëshmitar i vrasjes dhe i prerjes së kokës”. Bariu tregoi dhe vendin ku është groposur koka. Sipas tij, vrasja ka ndodhur pasi Bledari ka fshehur një ngarkesë të madhe droge që vinte nga Shqipëria, ndërsa dyshohet se tre vrasësit janë larguar me makinë drejt kufirit.
26-vjeçari shqiptar që u qëllua me një plumb dhe më pas iu pre koka, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje në Shqipëri.
BW/d.i.