Zhdukja e avionit dhe frika e terrorizmit, kanë bërë që industria e turizmit në Egjipt të bjerë. Ndërkohë, deri pak ditë më parë, ky vend ishte parajsa e turistëve për shkak të çmimeve ekonomike dhe destinacioneve mahnitëse që ofronte për të vizituar.
Sipas medieve ndërkombëtare, në Piramidat e famshme nuk shihet as edhe një vizitor i vetëm dhe resortet turistike janë thuajse bosh.
Hotelet e shumta po vuajnë mungesën e turistëve të cilët janë frikësuar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur. Një raport i “World Travel and Tourism Council” thotë se kjo është kriza më e madhe që ka kapur ndonjëherë Egjiptin.
ma.me