Gianluigi Donnarumma, portieri i Milanit, ëndërron që të bëhet kapiteni i Rossonerëve.
Portieri italian i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e treguara në fanellën e Milanit në Serie A.
17-vjeçari debutoi në fanellën e Rossonerëve në fitoren ndaj Sassuolos (2:1), duke e ulur në bankën rezervë portierin e parë, Diego Lopez.
Tani Donnarumma ka një dëshirë. Ai synon të bëhet kapiten i Rossonerëve, përcjell Express.
“Në të ardhmen e largët dua të vazhdojë të jem me Milanin, me shiritin e kapitenit”, ka deklaruar italiani për për La Gazzetta dello Sport.
“Do të ishte kulmi i një ëndrre që unë e kam pasur që kur isha fëmijë. Qëllimi im personal, tani për tani, është që të vazhdojë të marrë më të mirën dhe ta rikthejmë Milanin në Evropë”, ka shtuar ai./a.m.