Pasi pushoi mirë për disa ditë rresht në një prej komplekseve të Turqisë, Fjolla Morina i është përveshur punëve menjëherë pas rikthimin në Prishtinë.
Këngëtarja ka vazhduar xhirimet e videoklipit të ri dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale disa nga skenat.
Në fotot, Fjolla shihet e vetme në shtrat (një skenë kjo siç duket e parapëlqyer e këngëtares) teksa pranë vetës ka dy armë automatike.
Duket se Fjolla do na vij “e ashpër” në këtë projekt muzikor që dihet se është realizuar nga Cricket Music, shkruan Prive.
Nga sensualiteti i suksesit të “Trileçe” mbetet të shihet se si do të pritet ky transformim në këngën që publikohet së shpejti.
Express/d.i.