Anija më e madhe pasagjerëve, Harmony of the Seas ka ankoruar në brigjet e Holandës.
Harmony of the Seas e cila u nis më 15 maj nga porti Saint-Nazaire të Francës ku edhe u ndërtua, në orët e mëngjesit mbërriti në portin e Roterdamit.
Anija e cila do të qëndrojë një ditë në Roterdam u prit me interes. Të interesuarit do të mund ta vizitojnë anijen deri më orët e mbrëmjes, referon “Koha”.
Anija gjigante pritet që në orët e mbrëmjes të lundrojë nga porti i Roterdamit në kah qyteti Southampton të Anglisë. (b.an)