Pas shkarkimit nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar drejtori i Burgut të Shën Kollit, Kant Ndoji.
Ai ka shpërndarë për mediat një sqarim në lidhje më këtë çështje, ku Ndoji e quan të padrejtë shkarkimin e tij, ndërsa paralajmëron se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore.
“Lajmi për shkarkimin tim nga detyra më erdhi si bombë pasi nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore. Shkarkimin tim e quaj të padrejtë. Çështjen do ta ndjek me rrugë ligjore”, shprehet Ndoji.
Shkarkimi i Kant Ndojit erdhi pas lirimit nga burgu i Shën Kollit i të kërkuarit nga Interpol-i, Shaip Zukaj.
Zyrtarët e burgut dyshohet se kanë fshehur kërkesën e autoriteve të drejtësisë së Kosovës për ekstradimin e tij./a.k.