Gjykata Administrative nuk ka pranuar si provë pamjet filmike të xhiruara nga mediat në protestën e PD-së së 8 dhejtorit të vitit të kaluar, ku viheshin në pah dëmtimet që ju bënë pronës publike tek një sërë ndërtesash publike.
Gjyqtarja Arbena Ahmeti tha se provat e paraqitura nga Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit s’mund të pranoheshin pasi janë marrë jo në formën e kërkuar nga ligji.
Sakaq edhe PD ka paditur Bashkinë e Tiranës për gjobën që kjo e fundit i faturoi selisë blu, e cila pas përllogaritjeve rezultoi të ishte 17.3 mln lekë. Jursitët e PD-së e kanë konsideruar këtë gjobë si abuzive pasi nuk ka sipas tyre asnjë përllogaritje të dëmeve.
Gjykata pritet të japë vendimin e saj më 27 maj. java/ a.k