Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka publikuar në profilin e saj në Facebook foto nga ndotja e detit në Zvërnec të Vlorës. Kodheli e quan një katastrofë mjedisore dhe njofton se Forca Detare po ndihmon për të ndaluar përhapjen e ndotjes dhe pastrimin e saj.
“Katastrofë mjedisore në #Zvërnec.
Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te #Petrolifera.
Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj.
Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare e #Shqipërisë dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim; #ZERO tolerancë për përgjegjesit”, shkruan Kodheli.
d.i.