2-vjetori i Kongresit të Përmetit është përkujtuar sot nga veteranë të Beratit, Mallakastrës, Përmetit dhe Tepelenës. Mësohet se dhjetra veteranë dhe përfaqësues të partive komuniste kanë kryer homazhe në monumentin e qytetit. Pjesë e organizimit nuk ka qenë pushteti lokal, pasi Bashkia Përmet drejtohet prej vitit 2015 nga Partia Demokratike.
Burime nga qyteti jugor bëjnë të ditur se veteranët mbanin në duar fotografi të Enver Hoxhës. Gjatë tubimit janë hedhur thirrje pro-Hoxhës dhe PPSh. Mësohet se pjesë e festimit janë bërë edhe banorë të zonës.
Kongresi i Përmetit u mbajt më 24 Maj të vitit 1944 dhe njihet si një ngjarje që i parapriu çlirimit përfundimtar të vendit nga pushtesit.
“Të ndërtohet Shqipëria e re dhe demokratike sipas vullnetit të popullit që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist Nacionalclirimtar, t’i ndalohet ish mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohet brenda apo jashtë vendit kundër vullnetit të popullit dhe të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik popullor në të gjithë vendin”, janë tre vendimet e marra nga kongresi i Përmetit.
(javaneës.al / r.a)