Parlamenti Evropian, të hënën, edhe formalisht ka emëruar deputeten sllovene nga radhët e socialistëve, Tanja Fajon, si Raportuese parlamentare për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Të enjten do të zhvillohet debati i parë në PE për propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën, ku do të paraqiten argumentet e Komisionit Evropian dhe më pas do të draftohet edhe raporti, i cili duhet të kalojë përmes procedurës në Parlament, shkruan Koha Ditore.
Edhe pse në PE është e qartë mbështetja e shumicës së madhe për t’i hequr vizat Kosovës, procedura do të mund të shkojë edhe përtej pushimeve të verës dhe duket tepër ambicioze që vizat të hiqen që në verën e këtij viti. (b.an)