Një dramë shqiptare e panjohur, shkruar pothuaj një shekull më parë nga një shkrimtar rumun, vjen në shqip.
“Shqiptarët” e autorit Stefan Xheorxhesku–Serxhent, është shqipëruar nga Kopi Kyçyku, botuar nga Shtëpia Botuese Klubi i Poezisë, Tiranë. Botuar së pari në Bukuresht, nga Instituti i Arteve Grafike të Rumanisë më 1898 dhe e vënë në skenë një vit më vonë, drama bën protagoniste gruan shqiptare, Dorën, referon Koha.
Një dramë me pesë akte, shkruar në vargje, titulluar “Shqiptarët”, të shkrimtarit rumun Stefan Xheorxhesku–Serxhent, është “zbuluar” pothuaj pas 100 vjetësh, e sjellë në shqip me përkthimin e Kopi Kyçykut.
E botuar fillimisht në Bukuresht nga Instituti i Arteve Grafike të Rumanisë, më 1898 dhe e vënë në skenë, po aty, një vit më vonë.
Kyçyku na njeh me këtë histori duke shënuar se autori është një njohës i mirë i historisë dhe i traditës sonë, që ka dhënë me vërtetësi, tablo të fuqishme e prekëse nga luftërat shqiptare në vitet e fundit të sundimit të Sulltan Mehmetit II (1784-1839).
Ngjarjet i takojnë kohës pas vdekjes së Skënderbeut, duke vënë në qendër, si protagoniste personazhin grua, të quajtur Dora, që si duket, përkthyesi i gjen edhe ngjashmërinë për nga emri me Dora d’Istria, e njohur në Rumani por edhe në botë.(b.an)