Asamblea e Akademisë së Shkencave u mblodh sot për votimin e kandidaturave të paraqitura për titullin “Akademik”, sipas fushave dhe kritereve të aprovuara nga Asambleja dhe konstatoi:
Në votim morën pjesë 32 nga 34 anëtarë të Asamblesë së ASH-së.
Votimi i fshehtë, numërimi i votave si dhe gjithë administrimi ligjor i procesit të votimit u zhvillua nën drejtimin dhe prezencën e Komisionit të Votimit i ngritur me aprovim të Asamblesë, i përbërë nga akademikët: Neki Frashëri-kryetar, Petraq Pepo-anëtar dhe Jorgaq Kaҫani-anëtar.
Në përfundim të votimit të fshehtë dhe të numërimit të votave nga Komisioni, nga 5 vende të hapura u zgjodhën 2 (dy) prej tyre. 3 (tre) vendet e tjera mbetën pa u plotësuar pasi kandidatët në garë nuk arritën numrin e duhur të votave, sipas Statutit, referon Koha.
Asamblea uron për zgjedhjen kolegët, akademikët Edi Pinguli, në fushën e hidroenergjitikës, dhe Marenglen Verlin në fushën e historisë, të cilët morën numrin e duhur të votave. (b.an)