Sipas Mirror, janë evakuuar më shumë së 25 shkolla në mbarë Britaninë e Madhe, të cilat janë kërcënuar më bombë përmes një telefonate nga një person anonim.
Sekretarët e shkollave treguan se personi që i telefonoi i’u tha se do t’ua heq kokat të gjithë fëmijëve që vijojnë mësimin në ato shkolla.
Pas telefonatës policia ka evakuuar të gjitha këto shkolla fillore për shkak të këtij kërcënimi.
Ende nuk ka pasur ndonjë të gjetur te dyshimtë në asnjërën prej shkollave./a.m.