Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur keqardhje për skenat që kanë ndodhur gjatë mbajtjes së takimit të fundit të Këshillit të saj të Përgjithshëm, nëpërmjet një deklarate për media.
“Sa i përket ngjarjes në fjalë, ashtu siç është parë qartësisht edhe në pamjet filmike, zyrtarët e sigurimit vetëm kanë kryer punën e tyre dhe i janë përmbajtur listës së të ftuarve, pa privilegjuar apo diskriminuar askënd”, thuhet në komunikatën e LDK’së, raporton Gazeta Express.
Sipas LDK-së, Donika Gërvalla-Schwarz nuk ka qenë në listën e të ftuarve dhe për këtë arsye nuk i është lejuar hyrja në mbledhjen e Këshillit, e cila veç kishte filluar akoma pa arritur ajo. (b.an)