45 gola në një ndeshje të vetme. Ndodhi në kategorinë e tretë të futbollit në Ekuador, një ndeshje për rekord “Guinness”.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ciudad de Pelileo” përpara 300 spektatorëve, ku ekipi vendas Pelileo Sporting arriti të shënojë 44 gola, ndërsa Indi Native shënuan golin e nderit. Sulmuesi Medina ishte autor i 18 golave në këtë ndeshje.
Megjithatë, rekordi për golat e shënuar në një ndeshje është vendosur në Madagaskar në vitin 2002, ku një takim përfundoi 149-0, por atëherë 148 realizimet ishin autogola. Lojtarët ekipit reaguan në shenjë proteste pas një penalltie të dhënë në favor të ekipit kundërshtar, duke realizuar më pas 148 autogola./a.m.