Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka reaguar sot në lidhje me publikimin e formularëve të vetëdeklarimit për ligjin e Dekriminalizimit, duke bërë thirrje për distancim nga emrat që janë përfolur si kriminelë.
Këta të fundit nxorën zbuluar një pjesë të madhe të politikanëve, të cilët rezultonin me të shkuar kriminale, ose me 3-4 emra.
Në lidhje me këtë problem, Bamir Topi ka deklaruar se nëpërmjet dekriminalizimit politikanët zbulojnë veten e tyre, ndërrimin e emrave dhe fshehjen e krimeve. Ndërsa, ka shtuar se kjo është një arsye e fortë që qytetarët të distancohen.
“Koha kalon, reforma zgjedhore ka ngecur. Dekriminalizimi, politikanët zbulojnë veten. Ato zbulojnë ndërrimin e emrave, fshehjen e krimeve. Dekriminalizimi është një arsye e fortë që qytetarët të distancohen”, thuhet në reagimin e FRD./a.m.