Fatih Terim sjell para të gjithëve moviolën në fushë. Nuk kaluan as dy minuta lojë në miqësoren e Turqisë në Angli, kur Harry Kane shënoi për vendasit. Por, ishte në pozicion jashtë loje.
Trajneri i Turqisë mori telefonin e njërit prej ndihmësve të tij dhe shkoi ia tregoi arbitrit të katërt, duke i vërtetuar gabimin e anësorit që nuk ngriti flamurin.
Sidoqoftë, moviola ende nuk ka hyrë në fuqi, kështu që goli qëndron, edhe pse Terim pati të drejtë.
Gjyqtari i katërt tentoi ta konfiskonte telefonin, pasi përdorimi tij në pankinë nuk lejohet, por i zoti i tij u tregua i shpejtë dhe ia mori menjëhjerë, duke e futur në xhep.
d.i.