Zjarrfikësit dhe urgjenca u thirrën gjatë fundjavës për të ndërhyrë, pasi një njeri në një qytet të vogël në Francë është hipnotizuar, teksa në shtëpi ishte duke parë një program televiziv në lidhje me hipnozën, referon BETA.
Familja e shikuesit 51-vjeçar, emri i të cilit nuk është raportuar nga media frenge, ka thirrur urgjencën, pasi vuri re se ai po sillej çuditërisht, ndërsa po shikonte një shfaqje në lidhje me hipnozën, i cili ka magjepsur të pranishmit dhe drejtuesi deklaroi se do kryeje lëvizje komike.
Gruaja e shikuesit në fillim qeshi sepse burri i saj ka imituar të gjitha lëvizjet komike te drejtuesit si i hipnotizuar nga ekrani, por në fund e kapi paniku dhe bëri thirrje për ndihmë.
Zjarrfikësit arritën në vendngjarje por gruaja “e zgjoi” të shoqin nga hipnoza, sepse po bërtiste. Lajmi i shikuesit të hipnotizuar nuk është konfirmuar nga burimet mjekësore.
Burri tha më pas se ai ndjehej çuditshëm dhe nuk po e dinte se çfarë po bënte, ose se çfarë po ndodhte me të. (b.an)