Më vendim të Këshillit Bashkiak janë ndryshuar linjat e transportit publik dhe do të këtë linja të reja ashtu siç ka premtuar dhe vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Sipas vendimit që ka siguruar Report TV, do shtohen dhe 15 linja të reja të urbanëve në kryeqytet.
Në linjën “Unazë” dhe “Tiranë e Re”, do të ndryshojnë disa stacione, ndërsa shtohen, linja “Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias”, “Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit”, “Ish Stacioni i Trenit- Sauk-Senatorium”.
Ndërsa do të zgjedrohet linja “Qyteti Studenti-Jordan Misja”. Kurse linja “Kashar” do të operojë në formë unazore, rreth zonës së Kasharit./a.m.