Rastet e dhunës dhe konflikteve në familje po njohin nivele alarmante. Kjo çështje është kthyer tashmë në një shqetësim mjaft serioz për shoqërinë shqiptare. Veç dneoncimeve të shumta në organet ligjzbatuese një pjesë e madhe e këtyre çështjeve nuk trajtohen fare pasi nuk denoncohen.
Histori nga më të dhimbshmet raportohen në polici nga persona të ndryshëm që bien pre e dhunës së përsëritur të familjarëve të tyre. Së fundi të shumta janë rastet kur viktima të dhunës janë prindërit që keqtrajtohen apo braktisen nga fëmijët që i nxjerrin mes 4 rrugëve.
I tillë është rasti i një të moshuare 77-vjeçare e cila tashmë ka mbetur e braktisur dhe e pastrehë. Shtetasja me inicialet Xh.Z. prej ditësh ende mes rrugëve të kryeqytetit, pasi djali i saj 45-vjeçar me inicialet E.Z. e kishte nxjerrë nga banesa dhe nuk e prnaonte nënën e tij.
Endja e të moshuarës e vetme për ditë me radhë ra në sytë e fqinjëve të të moshuarës të cilët u interesuan për fatin e saj. Pasi historia ra në vesh të policisë, e moshuara u shoqërua në komisariat ku rrëfeu para hetuesve historinë e saj.
Djali 45-vjeçar, pasi e kishte nxjerrë nga banesa nënën e tij, kishte ndërruar edhe bravën në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi të futej. E gjendur në këto kushte, e moshuara kalonte netët nëpër strehë, derisa historia ra në vesh të uniformave blu.
Tashmë uniformat blu referuannë prokurori rastin ndaj 45-vjeçarit E.Z., i cili do të përballet me akuzën e “vetëgjygjësisë”. Hetimet pritet të nxjerrin edhe shkaqet e konfliktit midis nënës dhe djalit të saj që e nxori mes katër rrugëve./Javanews/a.m.