Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiç ka thënë se kjo Ministri do të vazhdojë ripërtëritjen e objekteve të shenjta se serbe në Kosovë.
Ai ka qëndruar në fshatin Banjskë të Vushtrri për të marrë pjesë në përurimin e kishës Shën Nikolla për rinovimin e të cilën MKK dha 19.000 euro, transmeton Koha.net. Kjo kishë, njofton radiokim, ishte shkatërruar në vitin 1999 e 2004 ndërsa ishte minuar 3 herë.
“Jemi këtu të themi se do ta rinovojmë çdo kishë tonën”, ka thënë Jevtiç.
Ai ka theksuar se Ministria për Kthim e Komunitete, në bashkëpunim të plotë me Kishën ortodokse serbe, do të vazhdojë kudo që është e mundur, jo vetëm të rindërtojë, por edhe të ndërtojë kisha për të dërguar mesazhin se nuk heq dorë nga ekzistenca pa të cilën nuk ka as kthim të serbëve të shpërngulur. (b.an)