Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ka prezantuar sot një plan veprimi për mbajtjen nën kontroll të të gjithë qendrave jetimore në vend, pas skandaleve të fundit seksuale në Shkodër e Sarandë. Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të barazisë gjinore Klosi tha se do të vendosen kamera në këto institucione si dhe do ngrihet një Task Forcë për kontrollin e qendrave.
Nga 175 qendrat publike dhe jo publike që ofrojnë shërbime shoqerore, 64 janë për fëmijë. Kjo Task-Forcë do të përbëhet nga: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Inspektoriati i Punës dhe Shërbimeve, Sherbimi Social Shtetëror, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, dhe eksperte nga shoqeria civile, nga organizata të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Task-Forca do të drejtohet nga Inspektoriati i Punës dhe Shërbimeve, dhe do të kryejë:
Kontroll të performancës në institucione, do te vleresojë cilësinë e punës së personelit, do të kryejë intervista me fëmijët, do të vlerësojë kushtet fizike të institucioneve, do të vlerësojë mekanizmat e denoncimit të dhunës, abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve.
Miratimi I ligjit për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, I cili sanksionon mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës dhe neglizhimit, si dhe ndalon punesimin në qendrat e përkujdesit të atyre individeve që kanë të kaluar lidhur me dhunën ndaj fëmijëve, si dhe raportimin e detyrueshëm të incidenteve të dhunës nga të gjithë.Miratim I ligjit për kujdesin shoqëror, I cili përforcon rolin e Inspektoriatit shtëtëror të punës, të shërbimit social shtetëror, përforcon rolin e Bashkive në ofrimin e shërbimeve, krijon bazën e duhur për shërbimin alternativ në vend të kujdesit rezidencial.Rishikimi I kritereve të licensimit të qendrave që ofrojnë shërbime sociale.