Policia e Tiranë ka arrestuar Ervis Kovaçi, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Nga informacionet e mbledhura se shtetasi Ervis Kovaçi, dispononte dhe qarkullonte me armë zjarri, janë angazhua specialistë të krimeve të hapura në Komisariatin e Policisë Nr. 1, të cilët pas një hetimi dhe survejimi disa ditorë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, i cili u konstatua në rrugën “Bardhyl”, duke lëvizur me biçikletë ku me vete mbante armën e zjarrit të cilën e kishte vendosur në një çantë shpine.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Një armë zjarri automatike model AK-47 dhe 30 fishekë. Po punohet për sqarimin se përse ky shtetas dispononte këtë armë e zjarri dhe implikimin e tij të mundshëm në ngjarje të ndryshme kriminale. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal. (javanews.al / r.a)