Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takimin e radhës me strukturat drejtuese në qarkun Fier. Gjatë këtij takimi kryetari Agron Duka tha se është diskriminuese që çmimi i naftës është i njëjtë si për naftën që përdoret për transport si për atë që përdoret në bujqësi.
“Ne vazhdojmë të punojmë tokën me naftë me të njëjtin çmim që përdoret në jetën e përditshme. Pra si ai që ia hedh mercedezit dhe si ai që ia hedh traktorit e kanë naftën me të njëjtin çmim. Kjo është diskriminuese. Natyrisht ne kemi një frymë pozitive sepse mbështetemi në një ideologji, mbështetemi në një doktrinë. Doktrina jonë është ajo që ju thashë, pra që fokusi i Partisë Agrare Ambietaliste është ai që ka qënë gjithmonë, pra mbrojtja e interesave të banorëve të zonave rurale dhe të ambientit”,tha ndër të tjera Duka.
Në këtë takim u diskuan problematikat e zonave rurale, ngritja dhe fuqizimi i forumit rinor dhe të gruas së PAA në Fier. (javanews.al / r.a)