Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në Samitin Humanitar Botëror.
Ky samit mbahet për herë të parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Stamboll, më 23-24 maj.
Sipas njoftimit për shtyp, Presidenti i Republikes do t’i drejtohet seancës plenare, si dhe do të mbajë një fjalë në segmentin e udhëheqësve të Samitit Humanitar Botëror 2016. (javanews.al / r.a)