Disa muaj më parë, disa pjesëtarë të Qendrës Urbane të Arkeologjisë të Buenos Airesit u zhvendosën në veri të Argjentinës, në kufi me Paraguajin. Në mesein e vegjetacionit të harlisur në xhungël, bënë një zbulim befasues. Arkeologët zbuluan një bazë të fshehtë naziste, e cila kishte qenë banuar për një kohë. Ekspertët mendojnë se ishte një pikë e ndërmjetme drejt destinacionit përfundimtar: një vendstrehim gjigant dhe i pajisur me teknologjinë më fundit të kohë, në pritje të fundit të botës…
Prill 1945. Ushtria amerikane lëviz në drejtim të Berlinit, pas disa ditëve të rrethimit të qytetit të lashtë të Nurembergut. Beteja ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë. Sheshi ishte mbushur me me qindra panzera, njëzet e dy regjimente të artilerisë dhe pothuaj njëzet mijë ushtarë SS-ëve. Ishte një fitore e pabesueshme. Katër ditë, në të cilat bateritë e divizionit Thunderbird nuk pushuan për as edhe një sekondë. Qindra tonelata predha, e shndërruan qytetin në gërmadhë. Kështu erdhi 20 prilli, dita kur Fyhreri mbushi 56 vjeç…
Aleatët i bënë atij një dhuratë të bukur: pas pesë vitesh luftime të ashpra dhe miliona të vdekurish, flamuri amerikan ishte valëvitur mbi çatinë e Muzeut të Luftës të qytetit mesjetar. Po i afroheshin Berlinit. Dhe fundit të konfliktit.
Vetëm dhjetë ditë më vonë, Adolf Hitleri, duke shfryrë kundër tradhtisë së gjeneralëve të tij, i çmendur, me sovjetikët që bridhnin lirisht mespërmes kryeqytetit të Rajhut, mori pistoletën e tij 7,65 mm dhe e futi tytën në gojë. Më pas, gruaja e tij Eva Braun ndoqi shembullin e Fyhrerit. Në dhomën ngjitur, Gëbelsi, bashkëshortja dhe pesë fëmijët bënë të njëjtën gjë, duke gëlltitur disa kapsula cianidi. Kishin vdekur të gjithë. Por, a jemi të sigurtë që ndodhi vërtetë kështu? …Bota.al/ a.k