Fadil Vokrri i cila ka drejtuar futbollin kosovar drejt dy fitoreve të mëdha në ditët e fundit – pranimin në UEFA dhe FIFA.
Por, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës thotë se fitoren më të madhe nga gjithë kjo do ta marrë shteti.
Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ai ngul këmbë se rezistenca e Serbisë në Kongresin e UEFA-s dhe FIFA-s është beteja e fundit e saj për Kosovën.
“E kam potencuar disa herë se vetëm kur të pranohet futbolli, atëherë Serbia definitivisht i çon duart prej Kosovës dhe do ta shihni se kam të drejtë, sepse këto kanë qenë përpjekjet e fundit”, ka thënë Vokrri. (b.an)