Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit te Interest, gjobitë 63 zyrtarë shtetërore për mos deklarimin e pasurisë.
ABC News ka arritur të siguroi listën e personave të gjobitur me nga 1 mln lekë të vjetra secilin, si masë administrative për mos deklarimine pasurisë siç e parashikon ligji. Sipas kësaj liste, të 63 zyrtarët e shteti, janë gjobitur me nga 1 mln lekë pasi deri më 31 mars të këtij viti, nuk kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2015-2016.
I ndjekur nga 10 punonjës të tjerë të arkivave, mes tyre edhe në pozicionin e drejtorit në rrethe. Lista më pas vazhdon me 8 doganier, mes tyre edhe drejtor të degëve të doganave në rrethe të cilët nuk kanë preferuar ë bëjnë deklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor. Nga ILDKPKI-ja janë gjobitur edhe 4 kryetar të institucioneve, mes tyre është edhe kryetarja e Bashkisë së Sarandës znj.Florjana Koka. Gjobës së inspektoriatit nuk I kanë shpëtuar edhe gjyqtarë, ku tre prej tyre nuk kanë dorëzuar deklarata e pasurisë. Mes tyre është edhe ish-gjyqtarja e Lezhës Parashqevi Ademi tashmë e dënuar për akuzën e “korrupsionit”. SIpas ligjit, edhe pse ndodhej në burg ajo duhet të plotësonte deklaratën e pasurisë për vitin 2015-2016 dhe për mungesë të plotësimit të këtij formulary ajo është gjobituir me 1 mln lekë të vjetra.
Ndëshkimit me gjobë nuk i kanë shpëtuar edhe 3 kryeinspektor të ndryshëm të ministrive mes tyre edhe 5 inspektor, pasi nuk kanë dorëzuar deklartaat e pasurisë. Sipas legjislacionit në fuqi, brenda 30 ditëve nga moment I gjobës subjektet janë të detyruar të paguajnë gjobën dhe të plotësojnë formularin. Nëse brenda këtij afati nuk plotësojnë këto dy kushte, ILDKPKI-ja do ti kallëzoi penalisht në prokurori, ku do të mbajnë përgjegjësi penale.