Për zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Gjergj Dedaj, Radiotelevizoni i Kosovës është media më shumë private, nepotiste e klanore.
Këto komente ai i ka bërë si përgjigje ndaj një pyetje në Facebook që e ka shtruar një i afërm i Arnold Gjergjaj, e që ka pyetur nëse televizioni publik e transmeton meçin në mes të Gjergjajt dhe David Haye.
“RTK është medium më shumë se privat, nepotist e klanor! Nuk kanë kohë për kolosët si Arnold Gjergjaj sepse kanë për të transmetuar lajme familjare tezesh!”, ka shkruar Dedaj. (b.an)