Pasi u hap drita jeshile për vënien e tij në punë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka bërë sot një inspektim në aeroportin e Kukësit. Në deklaratën dhënë pë mediat ai deklaroi se ky aeroport ka nevojë për 2.5 mln euro investime tteksa shtoi se po shikohen mundësitë për të ndërhyrë.
“Janë mundësitë që ky aeroport të funksionojë. Po shikojmë mundësitë për të ndërhyrë në aeroport. Ky aeroport ka nevojë për 2.5 mln euro investime. Ka nevojë për kolaudim të pajisjeve”, ka thënë Haxhinasto.
Sipas ministrit të Transportit ky aeroport do të ketë impakt direkt në ekonominë e zonës. Përsa i përket lidhjes me autostradën, Haxhinasto tha se do të jetë në fazën e dytë./a.m.