Tirana do të zgjohet nesër me më pak zhurmë e tym makinash, kjo falë nismës së Bashkisë së Tiranës, “Dita pa makina”, e cila rikthehet edhe këtë të diel. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton çdo qytetar që të bëhet pjesë e kësaj nisme e cila do kthejë kryeqytetin në një atmosferë festive me panairin e turizmit, koncertin e talenteve të “Tirana Art Fest” apo edhe shumë aktivitete të tjera.
“Ke plane për të dielën? Mos e humb! Dita pa Makina me panairin e turizmit, kalërimin me poni, festivalin e balonave, koncert me super talentet e “Tirana Art Fest”, fusha tenisi, mini basketi, mini futbolli etj. Nga ora 9:00 deri në mbrëmje, në sheshin “Skenderbej” ec e pedalo”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetin social “Facebook”.
Nga nesër nisma e Bashkisë së Tiranës, “Dita pa makina” do të rikthehet në kryeqytet çdo të diel, deri në fillimin e punimeve për projektin e rëndësishëm të sheshit “Skënderbej”.
Gjatë këtyre ditëve qytetarët do të kenë mundësi jo vetëm të argëtohet më shumë në një mjedis me më pak ndotje nga makinat, por do të mund të edhe të shohin projektin e ri të sheshit “Skënderbej” nëpërmjet syzeve VR që do të vendosen në dispozicion të tyre.
ma.me