Një autobus dhe një veturë kanë hapur krahun në autostradën Tiranë-Durrës dhe disa persona janë konfliktuar me drunj. “Unë isha dje në këtë autobus që është i linjës Tiranë – Durrës, dhe fatorino i zbriti 3 personat e kësaj makine nga autobusi pasi ato donin të vidhnin çantën e 1 vajzë që ndodhej në autobus. Djemtë me makinë e ndoqën autobusin nga pas dhe i prenë rrugën në autostradë sepse donin të rrihnin fatorinon, kishin edhe shkopinj me vete, por nuk pati të lënduar”, shprehet raportuesi.
Në redaksinë Jetaoshqef.al ka ardhur kjo video nga një tjetër kalimtar i rastit i cili nuk pati mundësi ta kuptonte arsyen e sherrit. Mënyra që kanë zgjedhur këta çuna për të zgjidhur konfliktin është shumë primitive. Megjithatë shpresojmë mos të ketë pasur të lënduar dhe të zini mend ju të tjerët.