Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, shtetasit Ardian Sallaku e Vito Mehmeti kanë humbur jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen.
Në aksident kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.
Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Unaza e plazhit”. Fillimisht mjeti tip ’Peogeot’ me targë TR 4863 R u përplas me trafikndarësen, dhe më pas u godit me murin e një objekti.
Nga të dhënat e para nga grupi hetimor mësohet se shkak i aksidentit ka qenë kombinimi i dy faktorëve, shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut./a.m.