Vendet e Bashkimit Europian po kthejnë çdo ditë shqiptarët të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil.Mesditën e së premtes një avion charter mbërriti nga Holanda me rreth 30 të rinj, një pjesë e të cilëve kishin kërkuar azil dhe disa të tjerë ishin kapur nëpër porte duke udhëtuar në mënyrë klandestine drejt Londrës.“U kthyem vetë”, thotë njëri prej tyre.
Të gjithë janë kthyer në mënyrë të detyruar në Shqipëri dhe mes tyre janë edhe dy vajza, përcjell TCh.“Ishte një eksperiencë shumë e hidhur”, thotë një tjetër.
Një ditë më parë u kthyen nga Gjermania 180 azilkërkues, të cilët kishin pritur 9 muaj për të përfituar azil, por që nuk i përmbushnin kriteret. (b.an)