Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, pasi Degët e LDK-së në Prishtinë i janë drejtuar Shpend Ahmetit me shprehjen “Shpendi le të… Karvani ec…!”.
Ai ka thënë se gjuha e përdorur që nga ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së, kanë qenë të lidhura me kafshë, transmeton Koha.net.
“Krejt çka kemi dëgjuar prej se ka ardh Isa Mustafa në krye të LDK-se janë ‘qen’, ‘gomar’, ‘kullotje’, ‘prapanice e kalit’, etj.”, shkruan Krasniqi, teksa thotë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së është përcjellë me zhagitje, përjashtime e njollosje. (b.an)