Ministria e Jashtme e Meksikës ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e bosit të drogës Joaquin Guzman, që njihet me nofkën ‘El Chapo’, në Shtetet e Bashkuara. Guzman ishte një prej bosëve më të fuqishëm dhe më të kërkuar në botë, pasi karteli i drejtuar prej tij në Sinaloa trafikonte kokainë, heroinë dhe metamfetaminë drejt Shteteve të Bashkuara, transmeton koalb.com.
Guzman, i cili u kap në vitin 2014, ishte arratisur edhe një tjetër herë në vitin 2001 përmes një tuneli nëntokësor. ‘El Chapo’ u arrestua për herë të dytë në muajin qershor të vitit të kaluar, prej ku edhe është mbajtur në siguri të lartë.
ma.me