Për herë të parë shkencëtarët kanë prerë me sukses një segment të ADN-së së HIV-it nga gjenet e kafshëve.
Ky zbulim shënon një hap të rëndësishëm drejt gjetjes së shërimit të virusit vdekjeprurës, thanë shkencëtarët.
Ata thonë se zbulimi që është bërë do të ndikojë në zhvillimin e një kure të mundshme për HIV-in.
Profesori Kamel Khalili i cili udhëhoqi studimin në Universitetin ‘Temple’, tha: “Në një studim provash, ne kemi parë se teknologjia jonë gjen-modifikuese mund të përcillet në mënyrë efektive tek shumë organe dhe fragmente të mëdha të ADN-së nga gjenomi”.
Trajtimi aktual për infeksionin e HIV-it është përqendruar në përdorimin e një kombinim barnash antiretrovirale.
Përderisa terapia antiretrovirale me ilaçe mund të stabilizojë HIV-in, ajo nuk ka mundësi që ta eliminojë atë plotësisht nga qelizat e infektuara.
Gjithashtu mendohet se virusi mund të fshihet në pjesë të tjera të trupit, duke qëndruar joaktiv. Shkencëtarët arritën për herë të parë që me sukses të presin një segment të ADN-së së HIV-it nga gjenet e kafshëve./a.m.