Duke u bazuar në thashethemet më të reja, ekziston xhirimi i seksit mes bukuroshes Kylie Jenner dhe ish të dashurit të saj, reperit kontrovers Tyga, ndërsa ky xhirim thuhet se është paraqitur edhe në internet.
Tabloidet amerikane thonë se xhirimi kontrovers dhe tepër i nxehtë ka qenë në faqen e internetit të reperit në fjalë për rreth 30 minuta, para se të largohej nga aty, mirëpo kjo ishte kohë më se e mjaftueshme që kjo video të shpërndahej nëpër rrjet.
Shushurimat rreth prirjes së tyre për xhirime të seksit nuk janë asgjë e re.
“Shpesh kanë kamera në dhomën e gjumit. E pëlqejnë që ta xhirojnë veten gjatë seksit, sidomos për faktin se seksi i Kylie shpesh është jashtë kontrollit.
Ata kanë disa xhirime të seksit, mes të cilave mund të zgjedhin nëse Kylie vendos të pranojë ndonjë ofertë për distribuim të tij”, ka deklaruar një burim i afërt me çiftin, për revistën e njohur “OK”.
Nëse kjo video vërtet është paraqitur në internet, kjo mund të jetë një hakmarrje e reperit Tyga, i cili në të kaluar kanë refuzuar ofertat shumëmilionëshe për blerjen e videos.
Për zeshkanen seksi dhe brendin “Kardashian”, ky do të ishte edhe një promovim tjetër në gjurmët e pornofilmit të famshëm të motrës së saj Kim Kardashian, e cila pikërisht falë këtij filmi edhe kishte fituar famë, por edhe para, referon Zeri. (b.an)