Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo befasoi sulmuesin e Barcelonës, Neymar duke i dërguar një mesazh në “WhatsApp” me urimin për titullin e kampionit në La Ligë.
Sipas web “Madrid-Barcelona” burime të afërta me brazilianin kanë konfirmuar se mesazhi i dërguar nga Ronaldo ishte shkruar në mënyrë “shumë të sjellshme”.
Neymar po ashtu ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar rivalin nga Santiago Bernabeu. Neymar dhe Ronaldo kanë raporte të mira mes vete përkundër se luajnë për dy rivalët më të mëdhenj në La Ligë.
Futbollistë të tjerë të Real Madridit përfshirë trajnerin Zinedine Zidane dhe kapitenin Sergio Ramos kanë uruar ekipin e Luis Enriques për triumfin në La Ligë.
“Los Blancos” fituan ndaj Deportivo La Coruna në xhiron e fundit, por titulli prapë i takoi Barcelonës që mposhti Granadan. (B.an)