Arlind Ajeti mund të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Serie A edhe pse Frosinone ka rënë në Serie B. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka marrë ofertë nga Torino.
Arlind Ajeti mund të mbetet në Serina A, pavarësisht se Frosinone nuk mundi të mbijetonte në elitën e futbollit italian. Për 22-vjecarin e kombëtares shqiptare interesohet Torino, që kërkon një qendërmbrojtës të ri dhe cilësor dhe që jep garanci për të ardhmen.
Për të siguruar kartonin e Ajetit, drejtuesit e Torinos do t’i ofrojnë Frosinonës mbrojtësin ukrainas Vasyl Pryyma, që këtë sezon është aktivizuar te Frosinone në formën e huazimit në pjesën e dytë të sezonit.
Ajeti që kur mbërriti në Serinë A në muajin nëntor, u shndërrua në titullar i padiskutueshëm në radhët e Frosinonës, ku ka luajtur në 16 ndeshje, për një total prej 1218 minutash.
Në rast se skuadra e Stellones do të mbijetonte, kontrata e Ajetit do të rinovohej automatikisht për dy sezonet e ardhshme, referon Koha.
Përcaktues për të ardhmen e qendërmbrojtësit shqiptare pritet të jetë dhe aktivizimi në Euro 2016. Në rast se Shqipëria do të ketë një ecuri pozitive, sigurisht që edhe kuotat e lojtarëve të kombëtares në tregun e futbollistëve do të rriteshin ndjeshëm. (b.an)