Disa ditë më parë, zbulimi i një parcele me drogë në një fshat të Mallakastrës bëri bujë në mediat e vendit. Jo se lajmi për asgjësimin e parcelave të drogës përbën ndonjë ngjarje të rrallë, por se parcela ishte denoncuar nga kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj.
Kryebashkiaku i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike në këtë bashki e cila ka qenë përherë bastion i së majtës, postoi në Facebook disa “selfie” nga parcelat e drogës. Në këtë postim Kapllanaj akuzonte mazhorancën se e ka kthyer vendin në “Kolumbi” droge.
Por, kryebashkiaku i Mallakastrës rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 2 vite heqje lirie dhe 200 euro. Në formularin e vetëdeklarimit në KQZ, nuk specifikohet vepra penale që ka kryer, por vendimi ndaj tij është dhënë në vitin 2003. Precedenti penal i Kapllanajt është përfolur edhe gjatë fushatës zgjedhore në 2015-ën, por në asnjë rast akuzat nuk u bënë publike./a.r.
*Në foto, Agron Kapllanaj kur denonconte parcelën e drogës në Mallakastër
*Formulari i Agron Kapllanaj, ku rezulton i dënuar në Itali