Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) njoftoi sot se një nga satelitët e saj ka detektuar një vijë të mundshme nafte në Mesdhe, pranë vendit ku fluturimi MS804 i EgyptAir u zhduk të enjten në mëngjes.
Sipas imazheve me satelit, vija e naftës ishte rreth 40 kilometra në juglindje të vendit të fundit që është detektuar avioni”, njofti ESA-ja në një komunikatë në faqen e saj të internetit.
“Vija e naftës është e gjatë rreth dy kilometra”, thekson ajo. (javanews.al /r.a)