“Duket qarte se PD po orkestron nje fushate agresive kunder reformes ne drejtesi. Çlirimi i drejtesise nga kapja politike dhe krimi perben nje kercenim per interesat politke dhe financiare te lidershipit te inkriminuar te opozites. Shembja e status quo-se ne funksionimin dhe perberjen e institucioneve te drejtesise prek ne palce nje komunitet te konsiderueshem te protagonisteve te ketyre institucioneve. Prandaj keta te fundit i jane bashkuar perpjekjeve antishtet te PD kunder reformes.
Nderkohe, drejtues te ndryshem te institucioneve te tjera te pavarura kushtetuese kane hequr masken dhe kane dake haptazi ne aleancen me PD per te rrezuar dhe deformuar reformen ne drejtesi. Nuk perjashtohet as mundesia qe edhe brenda maxhorances te kete individe qe i tremben kesaj reforme per arsye personale. Pra kemi te bejme me nje situate delikate me aleanca te hapura dhe konspirative qe tenton te bllokoje materializimin e nje aspirate te gjere qyetare per shtet ligjor dhe drejtesi te paster.
Mendoj se kesaj aleance duhet ti pegjigjet me vendosmeri jo vetem shumica e ligjvenesve progresiste por sidomos komuniteti nderkombetar, i cili duhet te kuptoje se oligarkia financiare e politike, krimi i organizuar jane te gatshem te cojne Shqiperine ne destabilitet dhe trazira ne menyre qe te ruajne dominimin mbi jeten publike dhe institucionet e shtetit.
Thirrjet per armatosje te popullsise civile, planet per te goditur policine e shtetit etj jane deshmi e nje platforme te miremenduar ne skutat politike te atyre qe per te arritur qellimet perdorin cdo lloj mjeti. Presioni nderkombetar per reformen duhet adresuar me drejteperdrejte ndaj atyre qe intrigojne cdo cast per ta penguar ate”, thotë Petro Koçi.
ma.me