Efektivët e policisë së Shkodrës kanë gjetur dhe asgjësuar 2700 bimë kanabis si dhe ka shpallur në kërkim dy persona.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan me sukses Operacionin e koduar “Lugina”, ku u shpallën në kërkim vëllezërit me iniciale:
- P.P., 38 vjeç;
- M.P., 28 vjeç
Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë babai i tyre, shtetasi K.P., 80 vjeç, banues në Shkodër.
Në Koniqet e Gurit te Kuq Shosh shërbime kanë evidentuar 10 parcela të kultivuara me bimë narkotike, ku janë konstatuar vëllezërit P.P. e M.P. të cilët nuk i janë bindur thirrjes së policisë për ndalim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e përbashkët të të atit në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar ;
1- Armë (pistolete) “Mod 85,AU10”- kalibër 8 mm, Nr. K-ITALIY , me krehër pa fishek;
2- 20 (njëzet) copë fishekë arme;
3- Një armë gjahu me Nr 9670- kalibër 12 mm, se bashku me leje Nr. 3/165/14.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. java/ a.k