Flokët e thinjur janë një fenomen i pashmangshëm për shumë njerëz, por ka disa ushqime të cilat ju ndihmojnë ta shtyni sa më tepër zbardhjen. Ja cilat janë ato:
Pula
Nivelet e ulta të vitaminës B12 mund të çojnë në lodhje dhe flokë të thata. Kjo çon në thinje të parakohshme. Mund të mbani lart nivelin e kësaj vitamine me konsumim vezësh, djathi, qumështi dhe pule.
Soja
Ushqim shumë i njohur për aftësinë e tij për të ndaluar plakjen e parakohshme dhe rrjedhimisht thinjen e parakohshme. Përmban magnez si dhe vitamina A dhe B, që janë të mira për të ruajtur ngjyrën e flokut.
Vaj kokosi
Masazhimi i kokës me vaj kokosi të përzier me vaj bajameje në sasi të barabartë është një nga kurat më të mira për thinjat. Shumë e mirë për flokët e zinj.
Jod
Ushqimet e pasura me jod do ju ndihmojnë të ruani ngjyrën e flokut. Mënyra më e mirë për të rritur jodin në dietën tuaj është të hani më shumë fruta deti dhe peshk.
Mjaltë dhe karota
Një trajtim i mirë në shtëpi për thinjat është edhe një pije e bërë me lëng karote dhe mjaltë. Kjo përzierje duhet të merret rregullisht çdo ditë, pasi njihet si një rrugë e mirë për të parandaluar thinjat.
Shije/d.i.